Është themeluar sot Lidhja e Bizneseve të Kosovës, e cila ka për qëllim për t’i adresuar të gjitha nevojat e domosdoshme si ligjore e ato teknike, pranë institucioneve përkatëse, duke ofruar shembuj konkret si rrugëzgjidhje për rritjen e ekonomisë së vendit dhe promovimin brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, bizneset në Kosovë tani e tutje, do ta kenë një mbrojtje dhe përkrahje për një klimë më të përshtatshme të të bërit biznes.

Deri më tani, pjesë e anëtarësimit në Lidhjen e Bizneseve janë mbi 150 kompani të profileve të ndryshme prodhuese, tregtare, shërbyese, financiare dhe tjera.

Kryetar i kësaj shoqate është Besart Dreshaj.

Të ngjashme

Të tjera