Connect with us

Sport

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humb ndeshjen me Kosovën me rezultat zyrtar

Published

on

Mediat e huaja i kanë dhënë jehonë të madhe ndeshjes së mbrëmshme me incidente, Rumani – Kosovë.

Ato i kanë dhënë theks të veçantë mbi të gjitha skandalit që ndodhi në fillim të lojës, ku tifozët rumunë e shfaqën parullën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje “Serbia, Serbia”, pas së cilit u ndërpre loja për afro 50 minuta, për të vazhduar më pas kur u pastrua ajo pjesë e tribunës.

E sot, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se rumunët mund ta humbin ndeshjen me Kosovën me rezultat zyrtar, 0:2, ndonëse ajo më pas vazhdoi dhe u krye 2:0 për vendësit.

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do ta hapë një hetim të jashtëzakonshëm për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, shkruan mediumi spanjoll, duke paralajmëruar dënime të ashpra për Rumaninë pas incidentit që e shkaktuan huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolor”.

“Mundo Deportivo” u thirr në nenin 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s, i cili thotë se “Federatat Kombëtare janë përgjegjëse për ndërprerjen dhe për braktisjen e fushës”, që nënkupton se në këtë rast mund ta pësojë Federata Rumune e Futbollit.

Neni 16 për rendin e sigurisë së UEFA-s, e bën përgjegjëse Federatën organizatore për sjelljen e tifozëve të saj.

Kosovë

Kosova me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngjitur për shtatë pozita në renditjen e fundit të FIFA-s, të publikuar të premten. 

Kështu, pas sukseseve të arritura në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kur “Dardanët” barazuan pa gola me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa fituan 1:0 në Goteborg ndaj Suedisë, Kosova renditet në pozitën e 84-të, që njëkohësisht është edhe renditja më e mirë që nga pranimi në organizatën botërore të futbollit.

Ngjitje për 5 pozita ka shënuar edhe Shqipëria, duke u renditur në vendin e 61-të në ranglistën e FIFA-s. Kjo pas i, më 11 tetor, Shqipëria e mposhti Serbinë 1:0 dhe tre ditë më pas edhe Jordaninë 4:2 , në miqësoren e zhvilluar në Tiranë.

Ranglistës edhe më tej  i prinë Spanja, pasuar nga Franca dhe Argjentina e cila tani renditet e treta.

Continue Reading

Lajme

Shorti i Ligës së Konferencës: Drita përballet me Shkëndijën

Published

on

Shorti i hedhur sot, për ndeshjet në Ligën e Konferencës përcaktoi edhe një duel interesant mes dy ekipeve shqiptare. Drita e Gjilanit, si vendëse, do të luaj kundër Shkëndijës së Tetovës.

Sipas shortit,  “Intelektualët”  në këtë fazë të ligës, krahas Shkëndijës, do të  jenë mikpritës edhe të ekipeve AZ Alkmaar (Holandë) dhe  Omonia (Qipro) ndërkaq si mysafir i shkojnë ekipeve Rayo Vallecano (Spanjë), Kups Kupio (Finlande) dhe Shelbourne (Irlandë).

Tetë ekipet me më së shumti pikë nga Faza e Ligës kualifikohen në raundin e 16 ekipeve më të mira, kurse ato që renditen nga pozitat 9 deri 24 luajnë në fazën e playoff.

Continue Reading

Ferizaj

Kupa e Kosovës në hendboll mbetet në Ferizaj

Published

on

Hendbollistët e Kastriotit fituan për herë të tetë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve të mbledhur në palestrën “Bill Klinton”, dy finalistët në pjesën e parë ishin të barabartë ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.  Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Kujtojmë që në gjysmëfinale,  Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24 kurse në takimin tjetër Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24.

Continue Reading

Trending