Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detajet pas pranimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Ai dha lajmin edhe për ndërtimin e pesë objekteve të reja shpotive, përfshirë këtu edhe stadiumin kombëtar.
Garat sportive për lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të zhvillohen në Kosovë dhe Shqipëri, saktësisht në 11 komuna, si Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva dhe Durrësi.
Në këto qytete do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të lojërave mesdhetare ku pritet të marrin pjesë mbi 5 mijë sportist nga 25 shtetet anëtare.
Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për investimet në infrastrukturë ku parashihet ndërtimi i disa objekteve por edhe renovimi i disa të tjerave.
“Numri total i objekteve sportive të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24, qasje që është ndjekur sa i përket infrastrukturës fizike reflekton nevojat dhe kapacitetet e vendit tonë.
Dhjetë objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë. Katër ndërtime të reja, që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë” – u shpreh kryeministri Kurti