Connect with us

Sport

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humb ndeshjen me Kosovën me rezultat zyrtar

Published

on

Mediat e huaja i kanë dhënë jehonë të madhe ndeshjes së mbrëmshme me incidente, Rumani – Kosovë.

Ato i kanë dhënë theks të veçantë mbi të gjitha skandalit që ndodhi në fillim të lojës, ku tifozët rumunë e shfaqën parullën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje “Serbia, Serbia”, pas së cilit u ndërpre loja për afro 50 minuta, për të vazhduar më pas kur u pastrua ajo pjesë e tribunës.

E sot, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se rumunët mund ta humbin ndeshjen me Kosovën me rezultat zyrtar, 0:2, ndonëse ajo më pas vazhdoi dhe u krye 2:0 për vendësit.

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do ta hapë një hetim të jashtëzakonshëm për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, shkruan mediumi spanjoll, duke paralajmëruar dënime të ashpra për Rumaninë pas incidentit që e shkaktuan huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolor”.

“Mundo Deportivo” u thirr në nenin 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s, i cili thotë se “Federatat Kombëtare janë përgjegjëse për ndërprerjen dhe për braktisjen e fushës”, që nënkupton se në këtë rast mund ta pësojë Federata Rumune e Futbollit.

Neni 16 për rendin e sigurisë së UEFA-s, e bën përgjegjëse Federatën organizatore për sjelljen e tifozëve të saj.

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Trending