Connect with us

Lajme

Veteranët e UÇK-së protestojnë dhe hedhin telefonat në oborr të EULEX-it

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka protestuar para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Kjo protestë është thirrur për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit.

Ushtruesi i detyrës së OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se Specialja dhe EULEX-i po i shqetësojnë familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmoreve.

Që nga përfundimi i luftës së UÇK populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryetare Kosovë, por akuzojë e gjykojnë vetëm shqiptarët”, u shpreh Klinaku.

Ai më tej tha se “Dhomat e Specializuar të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosova, por jo krimet dhe maskat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK sikur organizata duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale. Do të ishte edhe më mirë që sa më shumë dëshmitar të dalin në seanca publike që ta marrim veshe edhe ne kur dëshmitë e tyre të  përmbysen nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së”.

Ditëve të fundit, hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të asistuar nga EULEX-i, kanë kryer bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu si dhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës..

Gjithashtu, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit dhe, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit i cili është i dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Kosovë

MSH: Masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Kosovë

PDK dhe LDK paralajmërojnë dorëzimin e rastit të ri në Kushtetuese

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se subjekti i tij politik sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Në prononcimin për media pas dështimit të 41-të konstituivit të Kuvendit, Krasniqi tha se nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë ”, tha mes tjerash Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, njoftoi deputeti i këtij subjekti, Alban Zogaj.

“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Kushtetueses, por normalisht që jemi në koordinim dhe bashkëbisedime që të shohim si do ti qasemi. Gjithsesi se do t’i qasemi Kushtetueses me pyetjen që edhe aktgjykimi i fundit dhe Kushtetuta janë duke e shkelur në seancat e fundit”, theksoi Zogaj duke shtuar se po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në rendin e ditës dhe ta respektojë Kushtetutën.

Continue Reading

Trending