Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.
Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.
Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori Naim Abazi.
“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi.
Abazi tha se, po ashtu, është në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.
Të dielën, Ministria e Brendshme konfirmoi se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin në kontakt me ta.