Connect with us

Kosovë

Policia bastis shtatë lokacione në veri – Konfiskon armë dhe eksplozivë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në katër lokacione në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre rrokaqiejt në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe KFOR-i.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

    87 copë eksploziv të tipit TM 100

    3 granata hedhës dore (zola)

    1 armë automatike AK-47

    1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

    14 karikatorë

    Municion të kalibrave të ndryshëm

    63 detonatorë elektrik

    23 detonatorë mekanik

    1 orë për aktivizim

    1 granatë dore M79

    3 tuba fitila ndezës

    Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje mjekësore, jelek për bartje të karikatorëve, maskë kundër gazit, bateri etj.

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Published

on

Posta e Kosovës ka publikuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.

#

Ndryshe, dje Dua Lipa edhe zyrtarisht është bërë shtetase e vendit tonë, pasi dje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi nga ajo dekretin presidencial për shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Kosova heq tarifën ndaj të gjitha mallrave amerikane

Published

on

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për heqjen e tarifës doganore ekzistuese prej 10% me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, AlbinKurti, ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve të ndryshme të botës.

Në mesin e vendeve me tarifa të reja, të cilat do të zbatohen prej 7 gushtit, janë edhe Maqedonia me 15%, Bosnje e Hercegovina me 30% dhe Serbia me 35% tarifë.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten me tarifë prej 10% ashtu siç ishte vendosur me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump të muajit prill.

Continue Reading

Trending