Connect with us

Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në njoftimin nga presidenca bëhet e ditur se në këtë takim, Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Ndër të tjera, ajo do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës.  

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Kosovë

PDK-ja e dërgon në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen

Published

on

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë.

Hamza tha se nisma synon ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të gjykatës, jo mbylljen e saj apo pengimin e hetimeve. Sipas projektligjit, rastet që nuk hyjnë në juridiksionin e Speciales do të transferoheshin në Kosovë, së bashku me provat dhe dosjet përkatëse.

“Projektligji nuk e mbyll Specialen, por e rikthen në mandatin për të cilin është krijuar.

Çështjet jashtë këtij mandati transferohen te institucionet e drejtësisë së Kosovës, çdo akuzë duhet të arsyetohet veçmas dhe parashihet mbikëqyrje ndërkombëtare për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve të gjykimit të drejtë”, ka shtuar Kryetari i PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se çdo institucion i themeluar me ligjet e Republikës së Kosovës duhet të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet e vendit, standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe garancitë për një proces të drejtë gjyqësor.

Projektligji parasheh gjithashtu monitorim ndërkombëtar të proceseve gjyqësore dhe respektimit të të drejtave të të akuzuarve.

PDK-ja u ka bërë thirrje partive të tjera parlamentare ta mbështesin nismën. Me 22 deputetë, partisë i duhen edhe 18 nënshkrime për të siguruar 40 të nevojshmet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

#

Continue Reading

Kosovë

“Jo në emrin tim!”- Përfundon protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të kundërshtuar vendimin dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në mesin e pjesëmarrësve në protestë janë edhe familjarët ish-udhëheqësve të UÇK-së, personalitete publike, politikanë të lartë, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn.

“Jo në emrin tim!” ishte thirrja e përbashkët e të gjithë folësve në protestë, me të cilën kundërshtohet dhe refuzohet aktgjykimi i Speciales i dhënë nën siglën “Në emër të popullit të Kosovës”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kërkoi nga institucionet e shtetit të marrin parasysh kërkesat e protestuesve kurse nga gjykata ka kërkuar shfuqizimin e aktgjykimit dënues të Speciales. Ai gjithashtu kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të shkarkojë ministren e drejtësisë Donika Gërvalla për shkak, siç u shpreh ai,  mos reagimit të saj në vendimin e speciales dhe pretendimit për dorëzimin e dokumentacionit në Hagë nga ana e saj.

Gucati shprehu kërkesën për sqarim edhe nga ish-ministri Liburn Aliu.

Ne sot na befason që ende institucionet nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Në vend që Donika Gërvalla të japë një deklaratë për një padrejtësi që është bërë për çlirimtarët, ajo sot hesht. Ne e dimë që Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në parlament, i themi Albin Kurtit që këta njerëz t’i përjashtojë nga Qeveria. Njerëz që bashkëpunojnë me armikun, janë armiq të vendit dhe kombit dhe ne nuk i duam në mesin tonë”, ka thënë Gucati.

Në fund të protestës, organizatorët kërkuan nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e të pandehurve si dhe angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtar në mbrojtje të UÇK-së.

Continue Reading

Trending