Connect with us

Lajme

Kurti para takimit në Bruksel: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia

Published

on

Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se “padyshim se nuk do të ketë dialog” nëse Serbia nuk dënohet dhe sanksionohet për “cfarë ka bërë”, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojnë në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian.

Atje, ata pritet t’i takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Duke folur për Financial Times të martën para këtij udhëtimi, Kurti tha se “do të përfundojmë me një menaxhim të dështuar të krizës dhe do ta harrojmë plotësisht normalizimin” e marrëdhënieve, nëse Serbia nuk sanksionet.

Ata u ftuan në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kërkuan Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit gjatë një vizite në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor.

Kurti, po ashtu, i akuzoi sulmuesit e Policisë së Kosovës gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, se u përpoqën “ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Kosova e ka akuzuar vazhdimisht Serbinë se tentoi aneksimin e veriut të vendit, gjë që është mohuar nga Beogradi.

Kryeministri kosovar theksoi se pas sulmit të muajit të kaluar “çdo gjë ka ndryshuar. Ne nuk mund të vazhdojmë normalisht.” /REL/

Kosovë

Prokuroria Speciale kërkon dënim me nga 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Published

on

Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot kanë nisur deklaratat përmbyllëse në rastin gjyqësor ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,  Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Nga sot, 9 shkurt, e deri më 18 shkurt, Prokuroria Speciale, ekipet mbrojtëse dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Në seancën e sotme, deklaratën përmbyllëse është duke e paraqitur ekipi i Zyrës së prokurorisë Speciale, ku deklaratën hapëse e dha Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West.

Ajo, në fillim të deklarimit ka thënë se nuk po kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat individual të akuzuar duke kërkuar 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Kryeprokurorja pretendon se gjatë periudhës gjatë periudhës 1998-1999, janë vrarë 100 persona derisa qindra të tjerë janë burgosur dhe abuzuar në disa dhjetëra qendra të ndalimit.

“Zyra e Prokurorit Special kërkon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë krime të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, ka deklaruar mes tjerash kryeprokurorja Kimberly West.  

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Trending