Connect with us

Ferizaj

Ndahet nga jeta gazetarja dhe mësimdhënësja Zyhrije Vata

Published

on

Është ndarë nga jeta gazetarja dhe mësimdhënësja ferizajase, Zyhrije Vata.

Lajmi u bë i ditur nga familja.

I pashlyeshëm do të mbetet kontributi i koleges sonë të ndjerë Zyhrije Vata , si ndër gazetaret dhe moderatoret e para në periudhën e pasluftës në Radio Ferizaj.

Krahas mësimdhënies, në karrierën e saj profesionale, Zyhrija ishte recituese,  moderatore e ngjarjeve të shumta kulturore dhe artistike si dhe anëtare e Bordit të Klubit Letrar “De Rada” .

Së fundmi, e ndjera ishte drejtoreshë e SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj

Varrimi bëhet sot, 6 nëntor 2023 në orën 15:00 në varrezat e reja të qytetit.

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending