Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh se Raporti i Progresit i publikuar sot “ka nënvizuar progresin” në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

Tutje politikania gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.

Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar von Cramon.

Të ngjashme

Të tjera