Connect with us

Lajme

Arrestohen disa doganierë dhe një polic në veri të Kosovës

Published

on

Në aksionin e zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në disa lokacione në komunat veriore të Kosovës, janë arrestuar disa zyrtarë të doganës dhe një polic, transmeton Koha.net

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, tha se aksioni është duke u zhvilluar nën dyshim për kryerje të  veprave penale të korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Aksionin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se policia e Kosovës ka asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione.

Kosovë

Normalizohet plotësisht komunikacioni në pikën kufitare “Bllacë”

Published

on

Prej orës 9:00 të mëngjesit, është normalizuar plotësisht komunikacioni në vendkalimin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në Bllacë.

Komunikacioni u ndal gjatë ditës së hënë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare. Vatra e zjarrit është ende aktive, por nën kontroll, derisa autoritetet maqedonase po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Qarkullimi për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet normalisht në dy drejtimet, në mënyrë alternative për maunet, ndërsa ende është e ndaluar lëvizja për automjete transportuese me tenda, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Kosovë

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending