Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve që kanë filluar në lagjen Tusuz të Prizrenit, kanë gjetur mbetje mortore që potencialisht mund të jenë të viktimave të luftës së fundit.

Në njoftimin e publikuar në rrjete sociale  thuhet se mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që  vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së”.

Tutje, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur  ka thënë se  gërmimet në Tusuz të Prizrenit, janë duke u kryer në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamentit Special.

Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të tjera