Connect with us

Ferizaj

Gjykata në Ferizaj shpall aktgjykimin për vrasjen e Bajram Qelit

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia dhe Rinor Jashari për vrasjen e Bajram Qelit, në shtator të vitit 2020 në Ferizaj. Ndërsa, i akuzuari Mërgim Atanasova u lirua nga akuza.

Shpallja e aktgjykimit ndaj pesë të akuzuarve, është bërë të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ilir Bytyqi, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Muhaxheri për veprën penale “Vrasje” është dënuar me 16 vite burgim.

Të akuzuarit Albin Balia dhe Eugen Bajralia për veprën penale në bashkëkryerje “Pjesëmarrja në rrahje”, secili veç e veç janë dënuar me nga 2 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari Rinor Jashari, për veprën penale “Kanosja” është dënuar me gjobë prej 5 mijë e 500 euro, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, për shkak se nuk është provuar se ka kryer këtë vepër.

Kurse, i akuzuari Mërgim Atanasova, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, është liruar nga akuza pasi që nuk është provuar se ka kryer këtë vepër penale.

Gjyqtari Bytyqi ka njoftuar se të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Ndërsa, në dënimin me burgim, do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending