Connect with us

Kosovë

Ekzekutohen shtesat nga 100 € për fëmijët dhe pensionistët

Published

on

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati duke njoftuar njëkohësisht se janë transferuar edhe shtesat për fëmijë.

 “Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook .

Kosovë

MSH: Masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

PDK dhe LDK paralajmërojnë dorëzimin e rastit të ri në Kushtetuese

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se subjekti i tij politik sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Në prononcimin për media pas dështimit të 41-të konstituivit të Kuvendit, Krasniqi tha se nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë ”, tha mes tjerash Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, njoftoi deputeti i këtij subjekti, Alban Zogaj.

“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Kushtetueses, por normalisht që jemi në koordinim dhe bashkëbisedime që të shohim si do ti qasemi. Gjithsesi se do t’i qasemi Kushtetueses me pyetjen që edhe aktgjykimi i fundit dhe Kushtetuta janë duke e shkelur në seancat e fundit”, theksoi Zogaj duke shtuar se po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në rendin e ditës dhe ta respektojë Kushtetutën.

Continue Reading

Kosovë

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të

Published

on

Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.

Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.

Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike. \Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending