Connect with us

Kosovë

Cameron: Do t’ju ndihmojmë për t’u njohur në forume ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i madh i Kosovës dhe se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon.

Në një konferencë për media bashkë me homologen Donika Gërvalla, ai ka theksuar se Britania e mbështetë Kosovën “në të drejtën e saj për t’u njohur nga të tjerët”.

“Ne jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, të sovranitetit të Kosovës, dhe të së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët.

Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në mënyrë më të përgjithshme. Kjo është diçka në të cilën po investon Britania e Madhe. Është diçka tepër e rëndësishme për interesin tonë kombëtar”, citohet të ketë thënë Cameron.

Kosovë

Lirohet Fahri Fazliu – EULEX ia konfiskon telefonin

Published

on

Gjykata Speciale e ka liruar Fahri Fazliun, i cili ishte arrestuar mëngjesin e sotëm .

Siç mësohet, ai u intervistua në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovë dhe më pas u lirua derisa i është konfiskuar telefoni i tij personal.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.

Fahri Fazliun është nipin i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Muaj më parë Specialja ia bastisi banesën babait të tij, Fadil Fazliut.

Continue Reading

Kosovë

MPJ : Qytetarët  të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

Published

on

Pas bllokimit të më shumë se 300 qytetarëve kosovarë në pikë kalimin kufitar të Serbisë me Kroacinë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka rekomanduar që për informacione të ndjekin faqen zyrtare të policisë së Kosovës .

Bllokimi i kosovarëve që po udhëtonin me autobusë drejt Evropës ka ndodhur me urdhër të qeverisë serbe në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, bëri të ditur Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.  

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend,n ë kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e sotëm në Pejë u vra  Gjyljeta Ukella nga i dyshuari bashkëshorti i saj Edmond Lajqi, kurse katër ditë më parë, më 12 prill, në Ferizaj u vra Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Continue Reading

Trending