Connect with us

Ferizaj

KOSTT fillon punimet për kyçje të nënstacionit të ri “Ferizaj 3”

Published

on

Në Ferizaj sot edhe zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin e linjës ajrore/kabllore 110 kV për kyçje të nënstacionit të ri kV Kastrioti “Ferizaj 3”.

Ky projekt kapital është financim i plotë i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) që së bashku me investimin e bërë në nënstacionin në Ferizaj dhe kostot e shpronësimit vlera totale të investimit është afërsisht 6 milionë e 900 mijë euro.

Ky projekt pritet të përfundojë në verën e vitit 2024, kur do të energjizohet edhe nënstacioni Ferizaj 3.

Sipas kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-IT, Evetar Zeqiri, ky projekt do të sjellë jo vetëm një rritje të kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët tanë në komunën e Ferizajit dhe regjionit si dhe njëkohësisht do të sigurojë edhe rritjen e mundësisë së integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në regjion.

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending