Connect with us

Kosovë

Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER

Published

on

Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kosova tashmë është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025 që do të realizohet gjithashtu në pjesën e Evropës juglindore. DEFENDER 2025 është vazhdimësi e serisë së ushtrimeve DEFENDER. Kosova sërish do të vazhdojë të mbetet vend pritës i ushtrimit DEFENDER, kemi rikthim në këtë ushtrim”, ka thënë ministri Maqedonci, transmeton Koha.

Këto ushtrime u pezulluan për Kosovën vitin e kaluar, si ndëshkim i bashkësisë ndërkombëtare për injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Kosovë

Presidentja Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend,n ë kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e sotëm në Pejë u vra  Gjyljeta Ukella nga i dyshuari bashkëshorti i saj Edmond Lajqi, kurse katër ditë më parë, më 12 prill, në Ferizaj u vra Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Continue Reading

Kosovë

Policia shpall në kërkim xhudistin kosovar Akil Gjakova

Published

on

Policia e Kosovës më autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka shpallur në kërkim Akil (Luan) Gjakovën, i lindur më 04.01.1996 në Pejë,  i pandehur për veprën penale “Dhunë në familje.”

Përndryshe, Akil Gjakova është xhudist i mirënjohur dhe njëkohësisht pjesëtar i përfaqësueses së Kosovës në këtë sport.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i policisë:

Continue Reading

Kosovë

Gruaja e vrarë sot në Pejë, punonte si asistente stomatologjike

Published

on

Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:15 në rrugën Bill Clinton në Pejë.

 I dyshuari, Edmond Lajqi, që është  bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

Raportohet se viktima, Gjyljeta Ukella punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë, ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në këtë qytet.  

Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë ku dorasit dyshohen të jenë bashkëshortët e grave të vrara, pasi të premten, më  12 prill në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, është vrarë me armë zjarri 21 vjeçarja Erona Cokli.  

Continue Reading

Trending