Connect with us

Kosovë

AAK dhe Nisma lidhën koalicion parazgjedhor

Published

on

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka vendosur për të lidhur koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.

Në tekstin e deklaratës, të cilin para mediave e nënshkruan krerët e dy partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, thuhet se AAK dhe Nisma lidhin marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e përgjithshme të radhës 2024-2025.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë frontin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, thuhet në tekstin e kësaj deklarate.

Kosovë

Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit

Published

on

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një nen të një udhëzimi administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paraqisnin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni.

Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2025 i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) kishte vendosur si kusht që veteranët, për të përfituar kompensim financiar, duhet të dëshmonin me dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës se nuk janë të punësuar.

Gjykata Supreme ka vendosur se ky kusht është i paligjshëm, sepse ligji në fuqi, neni 16A, paragrafi 5, nuk ua ndalon veteranëve që janë të punësuar në sektorin privat të përfitojnë nga pensioni.

Sipas ligjit, vetëm ata që janë të punësuar në institucione publike ose ndërmarrje publike, pra që paguhen nga buxheti i shtetit, përjashtohen nga përfitimi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së, e cila e kishte paditur Ministrinë për këtë udhëzim, e përshëndet vendimin e Supremes në një shkrim në Facebook.

“Ky vendim është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve”, tha kjo organizatë.

Supremja tha se, gjatë shqyrtimit të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, ka vlerësuar se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit është krijuar një “paqartësi dhe konfuzion juridik” në lidhje me ekzistimin ose jo të marrëdhënies së punës si kriter për përfitimin e së drejtës ligjore të kompensimit financiar.

“Në këtë drejtim, Gjykata ka interpretuar nenin 16A, paragrafi 5 të ligjit të ndryshuar, i cili përcakton se: Veteranët e luftës së UÇK-së që punojnë jashtë institucioneve që paguhen nga buxheti i Kosovës, si dhe jashtë ndërmarrjeve publike, do të gëzojnë njëtrajtshëm deri në 50% të shumës së paraparë, por që në total nuk do të kalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor”, thuhet në vendim.

Gjykata vendosi se e drejta për përfitim nga kjo kategori ligjore nuk varet nga ekzistenca e marrëdhënies së punës në përgjithësi, por nga natyra e punëdhënësit dhe burimi i financimit të pagës, pra, nëse ai burim është apo jo buxheti i shtetit.

Ajo i kërkoi Ministrisë ta shfuqizojë ose harmonizojë me përmbajtjen e ligjit të ndryshuar të vitit 2017 udhëzimin administrativ të vitit 2015, në lidhje me kushtin që një veteran të mos jetë në marrëdhënie pune për përfitimin e kompensimit.

Veteranët e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015.

Sipas të dhënave shtetërore, nga rreth 46 mijë veteranë të regjistruar, rreth 37 mijë përfitojnë një pension prej 204 eurosh.

Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, ekzistojnë gjashtë kategori veteranësh: invalidi i luftës, veterani luftëtar, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrësi i luftës dhe ushtari i zhdukur i UÇK-së.

Po sipas të njëjtit ligj, vetëm ata që e kanë statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së kanë të drejtë në pension dhe përfitime shtesë, ndërsa kategoritë tjera vetëm në përfitime të parapara me ligj.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet një prokuror i dyshuar për ryshfet

Published

on

Policia në Prizren ka arrestuar një prokuror nën dyshimin se ka marrë ryshfet.

I dyshuari, B.SH. u arrestua në vendin e tij të punës me urdhër të Prokurorisë Speciale .

 “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Armend Zemaj përfshihet në përleshje fizike në qendër të Prishtinës

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj është përleshur  fizikisht me një person në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme derisa Zemaj ishte duke dhënë intervistë për një media.

Policia ka konfirmuar se palët e përfshira në incident po intervistohen.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin  “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me përfshirjen e tij në këtë përleshje, Zemaj kërkoi falje publike . Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se reagimi i tij në këtë rast nuk i përfaqëson bindjet personale dhe se ka vepruar në afekt.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka shkruar mes tjerash Zemaj në Facebook.

Continue Reading

Trending