Connect with us

Kosovë

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për aferën e 53 milionëshit

Published

on

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për aferën e 53 milionëshit

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ai  është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Gjithashtu edhe Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Ndërkaq, këshilltari i Lekajt, Eset Berisha u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Aktgjykimin për këtë rast e shqiptoi Gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.

Kosovë

Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se për ditën e sotme (07.04.2026) një litër naftë mund të shitet maksimumi për 1.88 €, 1 litër benzinë 1.46 € derisa 1 litër gaz mund të shitet maksimumi 0.74 €.  

MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë më datë 05.04.2026. Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Kosovë

Visar Azemi dorëzon në polici dëshmitë për njehsorët e rrymës

Published

on

Sekretari organizativ në LDK, Visar Azemi, sot ka dorëzuar në polici dëshmitë rreth njehsorëve elektrikë.

Ai u tha mediave se dosjen me fakte e dorëzoi pas ftesës nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për të dëshmuar rreth dyshimeve për mosfunksionimin e rregullt të njehsorëve elektrik të KEDS-it.

Azemi tha se skandali me njehsorët elektrik po tentohet të minimizohet nga KEDS-i dhe Ministria e Industrisë, por meqë prokuroria ka autorizuar fillimin e hetimeve, ai shpreson që  ky proces të zhvillohet për të mirën e qytetarëve dhe që ata në fund të kompensohen.

“I gjithë ky skandal i madh i cili ka filluar me njehsorë elektrike po mundohet me u minimizuar edhe nga ana e KEDS-s, e fatkeqësisht edhe nga ana e Qeverisë, në këtë rast nga Ministria e Industrisë, ku akoma po manipulojnë me qytetarë, po thonë që këto devijime të cilat i kanë pranuar dhe i kanë tërheq disa njësorë elektrikë nga qytetarët, po e matin saktë sasinë, po nuk po tregojnë ku është problemi.

Pra, problemi është që energjia elektrike e cila është dashtë me u faturua me të lirën, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, është faturuar me tarifën e shtrenjtë. Qytetarët kanë prit me orë të tëra për me i vendos në funksion pajisjet e tyre, duke menduar që po e shfrytëzojnë energjinë me të lirë qysh edhe iu ka mundësuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, po në fakt ka dalë e kundërta. Kjo është dëshmia kryesore dhe ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj. Do ta bëj maksimumin tim për të gjetur një zgjidhje sepse qëllimi këtu është që t’iu kthehen të gjitha paratë që iu kanë marrë qytetarëve të Kosovës padrejtësisht”, tha ai.

Ditë më parë, Azemi kishte prezantuar gjetjen, sipas së cilës, nga 884 njehsorë të verifikuar, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

Continue Reading

Kosovë

S’ka marrëveshje për çështjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku zotohen për takime tjera

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, parti opozitare, janë zotuar të hënën se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit të vendit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë tjera, është e vështirë që të paramendohet një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona dhe me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, ka thënë Kurti pas takimit pothuajse dyorësh që e ka zhvilluar me kreun e LDK-së në ambientet e Kuvendit.

Ai ka thënë se disa pika të takimit do të mbesin konfidenciale, pa treguar se në çfarë drejtimi është diskutuar për pozitën e presidentit.

Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

“Ndodhemi aty ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla do të mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund të them që e kemi sot, veçse atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja që nuk janë zgjidhje, në anën tjetër, më bën optimist për këto tri javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit”, ka deklaruar Kurti, duke paralajmëruar takime edhe me Bedri Hamzën, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe Abdixhiku ka thënë se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”.

I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për pozitën e presidentit, ai tha se palët “nuk kanë arritur ende në atë fazë”.

“Në proces janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Kurtit, parti në pushtet, i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Osmani e ka prezantuar një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

LVV-ja e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Çështja e presidentit është kthyer në temën kryesore të diskutimit në skenën politike të Kosovës, pasi ka muaj që nuk arrihet një marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending