Connect with us

Kosovë

Distria Krasniqi arrin në finale të “Grand Slam-it” në Paris

Published

on

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e argjendtë pasi arriti në finale të kategorisë deri në 52 kg të Grand Slamit të Parisit,  ku do të ndeshet me britaniken Chelsie Giles.

Në gjysmëfinale, Distria mposhti xhudistin Kisumi Omori, duke realizuar “wazari” në kohën shtesë (Golden Score).

Deri në finale, pos japonezes Omori, Distria në rundin e dytë mposhti  me Ippon francezen Leonie Gonzalez ndërsa në çerekfinale mposhti me pikë  xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khoorlodoi Bishrelt.

Nga përfaqësueset tona në Paris, Nora Gjakova do ta kërkojë të bronztën në kategorinë deri në 57 kg, nëpërmjet repasazhit pasi në çerekfinale u mposht nga francezja Sarah Cysique.

Në po të njëjtën kategori, Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë, pasi në përballje me serben Marica Perisiq, xhudistja jonë u diskualifikua me vendim të gjyqtarëve.  

Kosovë

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci (LDK)

Published

on

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Nga 33 asamblistë që morën pjesë në votimin e fshehtë, të gjitha votat ishin pro shkarkimit të Bajqinovcit.

Në votim morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së, derisa ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me Bajqinovcin dhe kryetarin e Komunës, Përparim Rama e kanë lëshuar sallën para se të niste votimi.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “tentim të rrëmbim të pushtetit dhe bllokim të kryeqytetit”.

Continue Reading

Kosovë

Edhe 2 muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Në këtë rast të dyshuar për rastin e vrasjes së Liridonës janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si organizator i vrasjes, Granit Plava si doras, Kushtrim Kokalla si bashkëpjesëmarrës, si dhe T.D i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet për 48 orë shoferja e veturës së përshirë në aksidentin me fatalitet

Published

on

Është ndaluar për 48 orë, shoferja e veturës së përfshirë në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në të cilin humbi jetën një këmbësor i moshës 26 vjeç.

Rasti i këtij aksidenti është duke u hetuar nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” .

Continue Reading

Trending