Connect with us

Kosovë

Distria e artë në Paris

Published

on

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam të Parisit.

Xhudistja jonë në finalen e kategorisë deri në 52 kg mposhti me wazari britaniken Chelsie Giles.

Deri në finale, Distria arriti pasi në rundin e dytë mposhti  me Ippon francezen Leonie Gonzalez , në çerekfinale mposhti me pikë xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khoorlodoi Bishrelt, kurse në gjysmëfinale, ajo mposhti xhudistin Kisumi Omori, duke realizuar “wazari” në kohën shtesë (Golden Score).

Për Distria Krasniqin kjo ishte medalja e tretë e artë në garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slam në Paris. Ajo këtë garë e fitoi edhe në vitin 2020 dhe vitin2023.

Kosovë

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci (LDK)

Published

on

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Nga 33 asamblistë që morën pjesë në votimin e fshehtë, të gjitha votat ishin pro shkarkimit të Bajqinovcit.

Në votim morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së, derisa ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me Bajqinovcin dhe kryetarin e Komunës, Përparim Rama e kanë lëshuar sallën para se të niste votimi.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “tentim të rrëmbim të pushtetit dhe bllokim të kryeqytetit”.

Continue Reading

Kosovë

Edhe 2 muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Në këtë rast të dyshuar për rastin e vrasjes së Liridonës janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si organizator i vrasjes, Granit Plava si doras, Kushtrim Kokalla si bashkëpjesëmarrës, si dhe T.D i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet për 48 orë shoferja e veturës së përshirë në aksidentin me fatalitet

Published

on

Është ndaluar për 48 orë, shoferja e veturës së përfshirë në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në të cilin humbi jetën një këmbësor i moshës 26 vjeç.

Rasti i këtij aksidenti është duke u hetuar nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” .

Continue Reading

Trending