Connect with us

Kosovë

Ish-kandidatja për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, emërohet drejtoreshë e kulturës në komunën e Prishtinës

Published

on

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, është emëruar drejtore e Kulturës në komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së.

Deri në shkëputjen e koalicionit me LDK-në, këtë pozitë e ka mbajtur Arta Balaj nga PDK.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryetari Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Sibel Halimi  “e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike”.   

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në vitin 2021, Sibel Halimi ishte kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt.

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani mëson pilotimin e helikopterit në Amerikë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar

kompaninë e helikopterëve Bell në Teksas, ku edhe mori mësimin e parë në pilotim të helikopterit.

Në këtë fluturim, instruktor i presidentes ishte piloti Joseph Decapite, i cili 15 vite më parë kishte shërbyer në Kosovë.

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, shkroi Osmani në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se kjo është konfirmuar nga të gjitha raportet e deritashme dhe me votimin në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në prill andaj, siç u shpreh, është për keqardhje mungesa e përkrahjes për anëtarësim nga disa shtete alete dhe se kushti i ri është jashtë standardeve të anëtarësimit.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti.

Franca dhe Gjermania i kërkuan Kosovës të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit para takimit të ministrave të KiE më 16 dhe 17 maj.

Në anën tjetër,  Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda bashkë me Britaninë e Madhe si shteti më i fuqishëm brenda KiE-së, i kanë ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.

“Ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dokumente, të cilat nuk i ka pranuar dhe të cilat nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, shtoi Kurti.

Ai ka përsëritur se Kosova ka ofruar që draft-statuti i sjellë nga Bashkimi Evropian të përfshihet në pakon me marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, por se përpjekja nuk ishte përmbushur për shkak se Serbia ka refuzuar nënshkrimin e pakos.

“Refuzimi s’është pranim. Refuzimi është refuzim. Nëse më 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohej në Gjykatë.

Draft-statuti i emisarit Lajçak dhe emisarëve të tjerë dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jo dokument, është non-paper. Qeveria nuk mund të dërgojë dokumente që s’janë zyrtare”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti.

Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës.

Ky raport, më 16 prill, me shumicë të madhe kaloi edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës duhet ta marrë Komiteti i Ministrave më 16 maj në Strasburg.

Continue Reading

Trending