Connect with us

Kosovë

Abbott: Kosova vend i veçantë me mikpritje të ngrohtë

Published

on

Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Nicholas Abbott, në përfundim të mandatit në vendin tonë është përshëndetur me popullin e Kosovës duke kujtuar sfidat dhe momentet më të bukura.

Përmes një video porosie, Abbott tha se Kosova është një vend i veçantë dhe meriton të jetë i suksesshëm.

“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”, tha diplomati britanik duke theksuar marrëdhënien e ngushtë dhe të fortë mes vendeve tona.

Abbott është shprehur i lumtur për ndihmën që i është dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe stërvitjet e zhvilluara.

Për diplomatin britanik, ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe është ndër më të veçuarat në mandatin e tij.

Mes tjerash, Abbott i ka ftuar liderët vendorë të krijojnë një vizion modern, për Kosovën demokratike që “mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët”. “Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Unë s’kam mjet të lehtë për të ofruar zgjidhje, por i ftoj këta që e udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion modern, të shteti demokratik që mbështet, inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet”, ka thënë ambasadori Abbott.

Kosovë

Vdes Papa Françesku, miku i madh i shqiptarëve

Published

on

Papa Françesku, ka vdekur të hënën, në orën 7:34, në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.

I lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, si fëmijë i imigrantëve italianë, ai kishte punuar kimist para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

Kardinali Bergoglio,  u zgjodh si papa i 266-të i Kishës Katolike në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.

Ai ishte kardinali i pari me prejardhje prej kontinentit amerikan, që u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë.

Sipas njoftimit, Papa ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit ku ishte në rehabilitim, disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes dhe pneumonisë së dyfishtë.

Krerët institucional të Kosovës shprehën ngushëllime në emër të qytetarëve të vendit, duke iu bashkuar kështu miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai ka prekur.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Edhe kryeministri Albin Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Papës, duke thënë se trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë.

“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti në në platformën “X”.

Continue Reading

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Kosovë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk pranojnë fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filloi seanca gjyqësore ndaj Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq të akuzuar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

Më 11 shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Ata dyshohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë .

Në seancën e sotme, tre të akuzuarit, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit u deklaruan të pafajshëm.

Në shqyrtimin fillestar të këtij rasti më 9 tetor të vitit të kaluar, prokuroria kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Pas kundërshtimit të avokatëve mbrojtës, gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit, por që një vendim ii tillë ende nuk është marrë.

Continue Reading

Trending