Connect with us

Kosovë

Aktakuzë ndaj 7 personave – në mesin e tyre edhe një polic

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Njëri nga të akuzuarit është zyrtar policor, i cili dyshohet se ishte i caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe sipas komunikatës për media, ai me dashje e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i krijuar favore personit tjetër.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri S.N., në cilësinë e personit zyrtar, i caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me dashje dhe dijeni e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i krijuar favore personit tjetër në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrat e tija zyrtare, kishte komunikuar përmes telefonit dhe pa autorizim, me avokatin e të dyshuarit-tani i ndjerë, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje, me qëllim të mundësimit të lirimit të tij fillimisht nga masa e ndalimit”.

“Më pas duke i mundësuar të takohej dhe të ketë kontakte me familjarët e tij e me persona të tjerë, si dhe duke kërkuar edhe nga zyrtarët e tjerë policorë që ishin në zbatim të vendimit të prokurorit të shtetit mbi ndalimin e të dyshuarit-tani i ndjeri, që t’ia mundësonin kontaktet me familjarët dhe personat e tjerë, kështu duke vazhduar edhe me pengimin e zbatimit të masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, të dyshuarit tjerë në vende të ndryshme të Prishtinës bëhet e ditur se kanë organizuar, ndihmuar dhe marrë pjesë në lojëra të fatit, përmes një faqes së internetit dhe përdorimit të telefonave.

“Të pandehurve Rr.K. dhe G.H., pas zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga gjykata për kontroll u janë gjetur në posedim armë pa autorizim nga organi kompetent. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe për të pandehurin S.N., ka propozuar që t’i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike”, ka njoftuar prokuroria.

Kosovë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 % të votave nga të cilat konfirmohet se ka marrë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë, ka marrë 20.95 % apo 24 ulëse derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, si e treta, ka marrë 18.27 % apo 20 ulëse.

Nga partitë shqiptare, koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 % të votave apo 8 ulëse të deputetëve.

Lista serbe ka siguruar 9 ulëse apo 4.26 % të votave të përgjithshme.

Në këto zgjedhje, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 % nga mbi 2 milion shtetas me të drejtë vote.

Continue Reading

Kosovë

Vendimi i Supremes hap rrugën për certifikimin e rezultateve zgjedhore

Published

on

Me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, me të cilin refuzohet si “e pa themeltë” ankesa e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, lidhur me manipulimin e votave me postë, është hapur rruga drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

 Partia Demokratike e Ashkalinjëve – LPB kishte kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë.

Pasi më nuk ka ankesa të tjera, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Vdes shoferi i automjetit të aksidentuar në Vushtrri

Published

on

Një automjet, që po transportonte nxënës, pësoi aksident mëngjesin e sotëm në Vushtrri, duke lënë të vdekur shoferin dhe duke lënduar disa nxënës.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Galicë të Vushtrrisë kurse  disa orë më vonë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njoftoi se shoferi i automjetit të aksidentuar, Hajzer Sadiku 59 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

 “Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, u tha në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se me veturën e aksidentuar po transportoheshin nxënës nga fshati Duboc i kësaj komune dhe se nxënësit e lënduar tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Ndërkohë nga spitali i Vushtrrisë u bë e ditur se gjendja e nxënësve tq7 lënduar është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm.

Continue Reading

Trending