Connect with us

Kosovë

Aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “SUBVENCIONET V”

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 18 të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’

Aktakuza është ngritur kundër 8 të pandehurve si persona zyrtar, prej tyre 4 të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 2 të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, 1 zyrtar në Komunën e Kllokotit, një 1 zyrtar në Komunën e Vitisë dhe ndaj 10 të pandehur të tjerë qytetar.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000 €.

Kosovë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 % të votave nga të cilat konfirmohet se ka marrë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë, ka marrë 20.95 % apo 24 ulëse derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, si e treta, ka marrë 18.27 % apo 20 ulëse.

Nga partitë shqiptare, koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 % të votave apo 8 ulëse të deputetëve.

Lista serbe ka siguruar 9 ulëse apo 4.26 % të votave të përgjithshme.

Në këto zgjedhje, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 % nga mbi 2 milion shtetas me të drejtë vote.

Continue Reading

Kosovë

Vendimi i Supremes hap rrugën për certifikimin e rezultateve zgjedhore

Published

on

Me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, me të cilin refuzohet si “e pa themeltë” ankesa e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, lidhur me manipulimin e votave me postë, është hapur rruga drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

 Partia Demokratike e Ashkalinjëve – LPB kishte kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë.

Pasi më nuk ka ankesa të tjera, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Vdes shoferi i automjetit të aksidentuar në Vushtrri

Published

on

Një automjet, që po transportonte nxënës, pësoi aksident mëngjesin e sotëm në Vushtrri, duke lënë të vdekur shoferin dhe duke lënduar disa nxënës.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Galicë të Vushtrrisë kurse  disa orë më vonë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njoftoi se shoferi i automjetit të aksidentuar, Hajzer Sadiku 59 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

 “Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, u tha në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se me veturën e aksidentuar po transportoheshin nxënës nga fshati Duboc i kësaj komune dhe se nxënësit e lënduar tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Ndërkohë nga spitali i Vushtrrisë u bë e ditur se gjendja e nxënësve tq7 lënduar është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm.

Continue Reading

Trending