Connect with us

Kosovë

Durmishi konfirmoi se Prokuroria Speciale e ftoi si të dyshuar

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka deklaruar se ka qenë i ftuar si i dyshuar.

Durmishi u tha mediave se kjo fazë është fillestare gjatë së cilës ka sqaruar pyetjet e prokurorit për të dëshmuar “pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht kjo është fazë e fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova po thuaj se të gjitha pyetjet të cilat I kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një farë mënyre sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces.

Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është krejtësisht e pabazuar. Ka vendime edhe të OShP-së, dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces. Prandaj thjeshtë ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai i mori dhe tash po presim”, tha ai.

Durmishi shtoi se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë do të vazhdojnë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë.

Kosovë

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës edhe në përpjekjen e pestë nuk arriti të vazhdojë me konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Pas dështimit paraprak për të verifikuar mandatet, tash e tre herë deputetët dështuan të zgjedhin kryetarin e Kuvendit si hap i parë, që më pas të vazhdojnë me procedurën e zgjedhjes të nënkryetarëve dhe të kryesisë.

Në vazhdimin e sotëm, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Albulena Haxhiu, nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave për kryeparlamentare.

Për Haxhiun votuan 57 deputetë, 46 ishin kundër kurse 3 deputetë abstenuan.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca është shtyrë për të premten, me fillim prej orës 10.

Continue Reading

Kosovë

Vdes Papa Françesku, miku i madh i shqiptarëve

Published

on

Papa Françesku, ka vdekur të hënën, në orën 7:34, në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.

I lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, si fëmijë i imigrantëve italianë, ai kishte punuar kimist para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

Kardinali Bergoglio,  u zgjodh si papa i 266-të i Kishës Katolike në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.

Ai ishte kardinali i pari me prejardhje prej kontinentit amerikan, që u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë.

Sipas njoftimit, Papa ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit ku ishte në rehabilitim, disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes dhe pneumonisë së dyfishtë.

Krerët institucional të Kosovës shprehën ngushëllime në emër të qytetarëve të vendit, duke iu bashkuar kështu miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai ka prekur.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Edhe kryeministri Albin Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Papës, duke thënë se trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë.

“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti në në platformën “X”.

Continue Reading

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending