Connect with us

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Kosovë

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Published

on

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar se që nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Izrael pa pasur nevojë për viza.

Përmes një postimi në platformën X, ambasadorja Ziv ka njoftuar për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët.

“E lumtur të njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë.

Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Ziv.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 1 shkurt 2021, pas Marrëveshjes së Washingtonit, apo siç njihet për normalizim ekonomik Kosovë-Serbi, në kohën e administratës së parë të Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Continue Reading

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Trending