Connect with us

Kosovë

Vrasësit e Abedin Bytyqit dënohen me 75 vite burgim

Published

on

Gjykata themelore në Prizren i ka dënuar me 75 vite burgim të akuzuarit Murat Ademi, Resmije Bytyqi e Fadil Fetiu për vrasjen mizore të Abedin Bytyqit, në fshatin Peqan të komunës së Suharekës më 06.10.2016.

I ndjeri Abedin Bytyqi, ishte zhdukur në tetor të vitit 2016 derisa pas disa kohe trupi i tij i djegur ishte gjetur i groposur në një mal.

Murat Ademi dhe Fadil Fetiu janë dënuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje me nga 25 vite burgim derisa bashkëshortja e viktimës, Resmije Bytyqi, është dënuar për shtytje në vrasje të rëndë gjithashtu me 25 vite burgim.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës, ku ajo u kishte kërkuar që ta vrisnin bashkëshortin e saj Abedin Bytyqin, pasi sipas saj, ai po e keqtrajtonte duke e rrahur.

Në aktakuzë thuhet se Murat Ademi, në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, nën kërcënim të armës, e ka rrëmbyer dhe e ka lidhur Abedin Bytyqin, të cilin më pas e ka dërguar në një vend të panjohur ku e kanë rrahur.  Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit më pas e kishin hedhur në një gropë duke ia vënë zjarrin dhe e kishin mbuluar me dhe.  

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending