Connect with us

Kosovë

Kurti vendos tri kushte për angazhim në procesin e normalizimit

Published

on

Në Bruksel sot u mbajtën dy runde të takimeve dypalëshe mes shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiq.

Pavarësisht paralajmërimit  se pas takimeve dypalëshe do të mbahej edhe një takim trepalësh, ai nuk ndodhi, pasi, siç tha Borrell, kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh në Bruksel.  Sipas tij, Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit:

  1. 1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive.
  2. 2. Tërheqja e letrës së rezervimit të deponuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor.
  3. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek organet gjyqësore kosovare.

Në konferencën për media pas takimeve dypalëshe, Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që të pranojë në plotni kushtet e vendosura nga Kurti, por Vuçiq la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes.

Borrell nuk komentoi kushtin për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij tek organet gjyqësore kosovare por shtoi se të dyja palët janë përgjegjëse për mos përmbushjen e asaj për çka janë zotuar.

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending