Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – hodhi drogë nga dritarja

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti ka hedhur drogë nga dritarja.

Në raportin 24 orësh, pol të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri qese me substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka hedhur nga dritarja qese me substancë narkotike. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar; tre qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 8.2 gram, një grinder, një thikë, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 15€ dhe telefoni,” thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Kupa e Kosovës në hendboll mbetet në Ferizaj

Published

on

Hendbollistët e Kastriotit fituan për herë të tetë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve të mbledhur në palestrën “Bill Klinton”, dy finalistët në pjesën e parë ishin të barabartë ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.  Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Kujtojmë që në gjysmëfinale,  Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24 kurse në takimin tjetër Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24.

Continue Reading

Trending