Connect with us

Kosovë

Hamza dhe Haradinaj përjashtojnë koalicionin me Kurtin

Published

on

Dy nga kandidatët për kryeministër në zgjedhjet parlamentare 2025, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma, deklaruan se nuk do të hyjnë në koalicion me fituesin e zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Ata preferojnë të krijojnë një qeveri mes subjekteve politike që deri tani ishin në opozitë dhe që bazuar në rezultatet preliminare, së bashku me partitë minoritare, mund të kalojnë numrin e 61 deputetëve të nevojshëm për shumicë parlamentare.

Në konferencën për media, Bedri Hamza tha se PDK-ja s’do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi siç u shpreh ai, shumica e qytetarëve shqiptarë nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë.

Në këto zgjedhje janë fuqizuar partitë opozitare, tha Hamza duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës ka nxitur urrejtje dhe ka ofenduar kundërshtarët.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me kryeministrin në largim, Albin Kurti.

Ai në konferencën për media pranoi faktin se është i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, por shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë me partitë opozitare për ta krijuar shumicën.

“Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.

Kurse kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku deklaroi se fillimisht pret numërimin përfundimtar të votave dhe më pas LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending