Connect with us

Kosovë

Vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se e bënë dy persona të maskuar

Published

on

Dy personat që dyshohet se kryen vrasjen mbrëmjen e së martës në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ata kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre, Naser Gashi 62 vjeç, ka humbur jetën kurse Miftar Miftari, rreth 40 vjeç, është në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Miftari është plagosur në këmbë dhe pasi mori ndihmën e parë në emergjencë, është zhvendosur në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kosovë

Arrestohet një prokuror i dyshuar për ryshfet

Published

on

Policia në Prizren ka arrestuar një prokuror nën dyshimin se ka marrë ryshfet.

I dyshuari, B.SH. u arrestua në vendin e tij të punës me urdhër të Prokurorisë Speciale .

 “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Armend Zemaj përfshihet në përleshje fizike në qendër të Prishtinës

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj është përleshur  fizikisht me një person në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme derisa Zemaj ishte duke dhënë intervistë për një media.

Policia ka konfirmuar se palët e përfshira në incident po intervistohen.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin  “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me përfshirjen e tij në këtë përleshje, Zemaj kërkoi falje publike . Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se reagimi i tij në këtë rast nuk i përfaqëson bindjet personale dhe se ka vepruar në afekt.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka shkruar mes tjerash Zemaj në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Seanca për qeverinë e re thirret për të dielën nga ora 10:00

Published

on

Për të dielën, më 26 tetor nga ora 10:00, është caktuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së qeverisë.

Mandatari për krijimin e qeverisë, Albin Kurti, ka në dispozicion edhe dy ditë për të siguruar 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër  me mandat 4 vjeçar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga 120 vende në Kuvend, LVV-ja fitoi 48 ulëse,  PDK-ja 24, LDK-ja 20, kurse koalicioni AAK-NISMA fituan 8 ulëse.

Komunitetet joserbe i kanë 10 ulëse të rezervuara derisa nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb, Lista Serbe i ka fituar 9 sosh kurse një ulëse i ka takuar Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit, i cili së fundmi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Në rast të mos votimit të qeverisë, presidentja Vjosa Osmani, duhet që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin i cili ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Sipas kushtetutës, nëse as pas përpjekjes së dytë nuk formohet qeveria e re, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve.

Continue Reading

Trending