Connect with us

Kosovë

Vdes Papa Françesku, miku i madh i shqiptarëve

Published

on

Papa Françesku, ka vdekur të hënën, në orën 7:34, në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.

I lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, si fëmijë i imigrantëve italianë, ai kishte punuar kimist para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

Kardinali Bergoglio,  u zgjodh si papa i 266-të i Kishës Katolike në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.

Ai ishte kardinali i pari me prejardhje prej kontinentit amerikan, që u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë.

Sipas njoftimit, Papa ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit ku ishte në rehabilitim, disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes dhe pneumonisë së dyfishtë.

Krerët institucional të Kosovës shprehën ngushëllime në emër të qytetarëve të vendit, duke iu bashkuar kështu miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai ka prekur.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Edhe kryeministri Albin Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Papës, duke thënë se trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë.

“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti në në platformën “X”.

Kosovë

Qeveria rrit shtesat për lehonat

Published

on

Lehonat e punësuara dhe të papunësuara në Kosovë nga muaji i ardhshëm do të marrin shtesa me rritje, që ndahen nga Qeveria.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 5 qershor tha se rritja e shtesave është bërë me qëllim që të reflektojë rritjen e pagës minimale.

Për lehonat e papunësuara shtesa nga 170 euro do të jetë 325.9 euro neto për gjashtë muaj, ndërkaq për lehonat e punësuara, Qeveria do të ndajë shtesë me vlerë të njëjtë për tre muaj.

Lehonat e punësuara marrin vlerën e pagës minimale për tre muaj, sipas Ligjit të punës.

Sa i përket kostos për rritjen e shtesave, për pjesën e mbetur të vitit, ekzekutivi tha se duhet të alokohen 10 milionë euro shtesë.

Kurti tha se për lehonat e papunësuara, Qeveria për gjashtë muaj, duke llogaritur shtesat për fëmijë, do t’i ndihmojë ato me 2.075 euro. Mbi 2.000 euro, sipas tij, do të ndihmohen edhe lehonat e punësuara.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Qeverisë në detyrë po ashtu miratuan ndarjen e mjeteve për zbatimin e pjesës së dytë të vendimit për rritjen e pagës për punonjësit e sektorit publik.

Kurti tha se nga 755 sa ishte paga mesatare, tani ajo arrin në 865, apo një rritje për 48 për qind.

Zbatimi i vendimit për paga është ndarë në dy faza. Nga janari, punonjësit e sektorit publik morën pagë me rritje për 55 euro, ndërkaq nga korriku ata do të marrin edhe 55 euro shtesë.

/ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

SHBA: Kosovari Lirim Sylejmani dënohet me burg për bashkim me IS-in

Published

on

Lirim Sylejmani, 49 vjeç, i lindur në Kosovë dhe me shtetësi amerikane, është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë federale në Uashington për pjesëmarrje në trajnim ushtarak me organizatën terroriste grupi militant (IS) dhe për përfshirje në të paktën një përballje të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

Sylejmani, i njohur edhe me emrin Abu Sulayman al-Kosovi, kishte pranuar fajësinë në dhjetor të vitit 2024 për marrje të trajnimit ushtarak nga një organizatë e shpallur si terroriste.

Përveç dënimit me burg, gjyqtari federal urdhëroi që ai të qëndrojë gjatë gjithë jetës nën mbikëqyrje pas lirimit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sylejmani kishte udhëtuar në Siri në nëntor të vitit 2015 së bashku me familjen e tij për t’iu bashkuar IS-it.

Pas mbërritjes, ai kreu trajnime ushtarake për 21 ditë dhe më pas iu bashkua një njësie luftarake në Mosul, Irak, ku mori armë dhe pajisje luftarake, përfshirë pushkën automatike AK-47 dhe granata.

Ai gjithashtu dha besën e besnikërisë ndaj liderit të atëhershëm të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në maj të vitit 2016, Sylejmani u dërgua në vijën e parë të frontit ku u plagos nga copëzat e një shpërthimi.

Pas shërimit, ai u transferua në një njësi tjetër dhe vazhdoi të shërbente për IS-in, duke marrë edhe pagesa për aktivitetin e tij.

Në vitin 2019, teksa IS-i po humbiste territor, ai u zhvendos me familjen në Baghouz të Sirisë.

Sylejmani u kap më 27 shkurt 2019 nga Forcat Demokratike Siriane dhe u mbajt në burgun Dashisha.

Në shtator 2020, ai iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe u dërguar në SHBA për tu përballuar me drejtësinë.

“Ky person do ta kalojë një dekadë në burg duke reflektuar për tradhtinë ndaj vendit të tij”, tha prokurorja amerikane, Jeanine Pirro.

Rasti u hetua nga Forca e Përbashkët Kundër Terrorizmit e FBI-së dhe u ndoq penalisht nga prokurorët e sektorit për siguri kombëtare të Departamentit të Drejtësisë. / Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen 22 persona gjatë operacionit policor “Qielli i Thyer”

Published

on

Operacioni Policisë së Kosovës i koduar si “Qielli i Thyer” rezultoi me 22 persona  të arrestuar për vepra që lidhen me trafikim të narkotikëve, shpëlarje parash dhe krim kibernetik.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se operacioni i sotëm është kryer në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe të Gjilanit, derisa janë bastisur 47 lokacione.

Ky operacion u realizua  në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, në të cilin ishin angazhuar rreth 600 zyrtarë policorë, janë sekuestruar lëndë narkotike, 129 vetura, 134.900 euro para të gatshme, 20.040 franga, 490 dollarë, 13.000 euro para false, 9 orë dore, 36 armë të ndryshme, 1.569 fishekë, 1.292 copë municione, një prerëse për paketim të heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë të 500 mijë  eurove derisa janë vënë nën urdhër ndalues edhe pasuritë e paluajtshme të të pandehurve. “Operacioni, i koduar ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor, ndërsa u drejtua nga Prokurori i PSRK-së, i cili ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit. Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar. Prokurorët e Prokurorisë Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë kanë qenë të përkushtuar në vazhdimësi për shkatërrimin e këtij grupi të organizuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending