Connect with us

Kosovë

S’ka tejkalim të ngërçit në Kuvend as pas vazhdimit të 13-të

Published

on

Kosovë

AAK-ja do ta kontestojë në Kushtetuese kërkesën për ndryshim të mënyrës së votimit për kryparlamentar

Published

on

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit, për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e LVV-së për ndryshim të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga e hapur në votim të fshehtë.

Në një adresim para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, deputetja Time Kadrijaj tha se me mbledhjen e nënshkrimeve, të hënën, do t’i drejtohen Kushtetueses, pasi, siç u shpreh, me kërkesën për ndryshimin e mënyrës së votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka cunguar të drejtën parlamentare.

“LVV-ja po kërkon ndryshimin e mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa propozuar një emër. Kjo nuk po ndodh, kemi cungim të agjendës së fillimit dhe në për shkak të shkeljeve ligjore, se bashku me deputetë të LDK-së por edhe të PDK-së, për shkak të kërkesës për ndryshim të mënyrës së votimit në mes të procesit, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje kushtetuese”, ka deklaruar Kadrijaj.

Continue Reading

Kosovë

Presidenca paralajmëron takim me krerët e partive politike

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë takim me krerët e partive politike pas ngërçit politik.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se kabineti i presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë për të caktuar një kohë të përshtatshme për takimin gjithëpërfshirës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka thënë Kupina.

Partia Demokratike e Kosovës një ditë më parë tha se Osmani, mund të ndërmarrë hapa që të thërrasë partitë në një takim gjithëpërfshirës për të diskutuar se si të tejkalohet kriza politike.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Osmani të organizojë një takim të tillë, teksa në 12 përpjekjet, deputetët kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Continue Reading

Kosovë

LDK-ja paditë Albin Kurtin dhe ministrat që u betuan deputetë

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetja Dorsa Kica-Xhelili kanë dorëzuar sot kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë që janë betuar deputetë.

Sipas LDK-së, kabineti aktual ka bërë shkelje duke qëndruar në zyrë dhe duke i shfrytëzuar resurset e kabinetit pasi prej datës 27 mars Qeverisë Kurti i ka përfunduar mandati, dhe ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë, i cili  është hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

LDK-ja thotë se meqë kryeministri dhe ministrat në detyrë dhanë dorëheqje nga postet në Qeveri për t’u bërë deputetë, s’kanë të drejtë të vazhdojnë të mbesin në qeveri.

Continue Reading

Trending