Connect with us

Kosovë

Pas bastisjeve intervistohet edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci

Published

on

Njësiti për Krimet Ekonomike i Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar bastisje në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa lokacione të tjera, mbi dyshimet për rastin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore.

Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.

Lidhur me këtë rast nga organet e hetuesisë është intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, transmeton Koha.net

Prokurori i rastit, Admir Shala, u tha mediave se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, kontrolle janë kryer edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës për përpunim të mbetjeve shtazore.,

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike.  Jemi duke i zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret,” ka thënë prokurori Shala.

Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta: Vendimi i sotëm ngre shqetësime serioze për paanshmërinë e Speciales

Published

on

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë shprehur shqetësim për rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një njoftimin për media thuhet se  ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

“Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë. Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, këto organizata i bëjnë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e “një narrative të shtrembëruar” pasi sipas veteranëve, kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Continue Reading

Kosovë

Vdiq personi që ra nga lartësia tek hoteli “Grand”

Published

on

Një mashkull, rreth 30-vjeçar, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia, tek  objekti i hotelit “Grand” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë në vendngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në qendër të Prishtinës.

“Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Disa të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Published

on

Disa persona janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë  e Arkivave dhe atë Kadastrale në Prishtinë.

Arrestimet u bënë pas bastisjes nga ana e Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave në Prishtinë.

Ky aksion njëkohësisht po zhvillohet edhe në Ferizaj dhe Shtime, në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Continue Reading

Trending