Connect with us

Kosovë

Ministri Damka mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Published

on

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. 

Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

Damka shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.

Kosovë

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rremë

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

Sipas Gashit, personi i dyshuar për këtë kërcënim besohet se mund të ketë qenë nga një shtet jo mik, bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jo-mike”, ka thënë kryeprokurori Zejnullahu.  

Ndërkohë është konfirmuar se  seanca konstituive do të vazhdojë nga ora 20:00

Continue Reading

Kosovë

Kërcënimi i Kuvendit me bombë është pranuar përmes SMS-it

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se vendimi për evakuimin e Kuvendit u morr pas pranimit të SMS-it për kërcënim me bombë.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet. Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Vazhdimi  i 42-të i seancës konstituive i paraparë për orën 11:00, është shtyrë për në ora 20:00, njoftoi sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi.

Continue Reading

Kosovë

Evakuohet ndërtesa e Kuvendit pas kërcënimit me bombë

Published

on

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku pritej të mbahej vazhdimi  i 42-të i seancës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie.

Radiotelevizioni i Kosovës ka raportuar se bëhet fjalë për kërcënim me bombë.

Policia për shkak të masave të sigurisë, ka thënë se duhet të evakuohen deputetët dhe i gjithë stafi i Kuvendit dhe i zyrës së Presidencës.

Continue Reading

Trending