Connect with us

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet në person në Ferizaj i dyshuar për dhunë në familje

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari u arrestua të mërkurën dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ferizaj 26.11.2025 – 12:11 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Pesë shoferëve u pezullohen patentat në rajonin e Ferizajt

Published

on

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, në Shtime dhe në Ferizaj.

Sipas policisë, më datë 22.11.2025, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, janë ndaluar shoferët:

I.R., 31-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Y.B., 30-vjeçar, i cili me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

B.T., 40-vjeçar, i cili me veturën Toyota është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

M.G., 30-vjeçar, i cili me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është ndaluar:

H.K., 39-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

Continue Reading

Trending