Connect with us

Ferizaj

Dega e OVL UÇK-së në Ferizaj njofton për detajet e organizimit  për protestë

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  dega Ferizaj, ka bërë të ditur detajet e organizimit për protestën, e cila nën moton “Protestë Kundër Padrejtësisë”, do të mbahet më 7 gusht, me fillim nga ora 17:00.

Në thirrjen për pjesëmarrje në protestë, të publikuar në faqen e OVL UÇK në Ferizaj, janë dhënë edhe oraret e nisjes së autobusëve nga pikat e caktuara në qytet dhe në disa fshatra të Ferizajt.

Nisja e organizuar me autobus nga Ferizaj:

• 15:00 – Tek palestra e sporteve “Bill Clinton” – nisja kryesore

 • 15:00 – Tek HIB në Bibaj

 • 14:30 – Tek ura e fshatit Balaj

 • 14:30 – Fshati Greme (tek Lapidari i Dëshmorëve)

 • 14:30 – Fshati Komogllavë (tek ambulanca)

 • 14:30 – Fshati Gaçkë (tek rrethi kryesor)

#

Ferizaj

Kallëzim penal ndaj personit që shtiu me armë në Gaçkë të Ferizajt

Published

on

Një person i moshës 47-vjeçare është intervistuar nga policia pasi dyshohet të ketë shtënë me revole në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë zjarri me 23 fishekë dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fshati. Gaçkë, Ferizaj 05.08.2025 – 21:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz dhe 23 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen 23 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e fundit ka konfiskuar 23 motoçikleta pa dokumentacion të ligjshëm derisa ka shqiptuar edhe 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”.,

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut,” thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending