Connect with us

Ferizaj

Kallëzim penal ndaj personit që shtiu me armë në Gaçkë të Ferizajt

Published

on

Një person i moshës 47-vjeçare është intervistuar nga policia pasi dyshohet të ketë shtënë me revole në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë zjarri me 23 fishekë dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fshati. Gaçkë, Ferizaj 05.08.2025 – 21:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz dhe 23 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” ka njoftuar policia.

Ferizaj

KEDS: Mungesa e kapaciteteve nga KOSTT shkakton probleme me energjinë në Ferizaj

Published

on

KEDS ka njoftuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në zonën Ferizaj–Bibaj është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT.

Sipas njoftimit, transformatori T3 në nënstacionin TS Bibaj (40 MVA) është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë të energjisë në këtë zonë.

Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa, përfshirë përdorimin e lidhjeve alternative për furnizim, vendosjen e dy transformatorëve shpërndarës me kapacitet nga 8 MVA secili, si dhe forcimin e kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit.

Megjithatë, sipas KEDS, këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën, për shkak të mungesës së energjisë nga KOSTT. Si pasojë, gjatë orëve të pikut nga ora 17:00 deri në 00:00 mund të ketë kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, veçanërisht në nënstacionet Bibaj dhe Kastrioti.

KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur prej 40 MVA, duke paralajmëruar se në të kundërtën situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej.

#

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt 17 orë pa rrymë, KEDS dhe KOSTT ende pa ndonjë sqarim

Published

on

Qendra e Ferizajt vazhdon të mbetet pa energji elektrike për rreth 17 orë, ndërsa ende nuk ka ndonjë sqarim publik nga KEDS, KESCO apo KOSTT lidhur me ndërprerjen.

Sipas të dhënave në aplikacionin eKESCO, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Phase Short Circuit”, i cili ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur disa zona të qendrës së qytetit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e rrymës për një periudhë të gjatë.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.

Continue Reading

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Trending