Connect with us

Kosovë

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit?

Published

on

Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në Ferizaj.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Nju Jork, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Basha, gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri”, në Universitetin “The New School University”, po ashtu në Nju Jork.

Në politikë, ai ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për dy mandate dhe ky tash, është mandati i tij i tretë.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e fundit, Basha u zgjodh deputet me 25,459 vota të qytetarëve.

Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Kosovë

Rashiq thotë se zgjedhja e tij për nënkryetar të Kuvendit nuk do të ishte antikushtetuese

Published

on

Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar, për herë të dytë, të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në votimin e sotëm Rashiq i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime.

Pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, Rashiq u tha mediave se propozimi i tij për nënkryetar të Kuvendit nuk do të jetë antikushtetues.

Ai tha se nga aspekti ligjor, atij i mundësohet të propozohet pavarësisht mbështetjes së deputetëve nga komuniteti serb.

“Votimi për mua nuk është kundërkushtetues. Kam pasur konsulta me njerëz që janë më kompetentë në aspektin ligjor dhe ata më kanë treguar se veprimi i tillë nuk është antikushtetus. Prita edhe unë që sot do t’i kem votat”, tha Rashiq.

Continue Reading

Kosovë

Adem Hoxha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të AAK-së

Published

on

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konfirmoi se deputeti goran, Adem Hoxha, nuk do të jetë më pjesë e këtij grupi parlamentar.

Arsyeja është se ai, në kundërshtim me qëndrimin e grupit parlamentar, ia dha votën një kandidati nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Adem Hoxha më herët ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Continue Reading

Kosovë

Basha distancohet nga punimi ku shkruhet kundër UÇK-së

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka quajtur “të ulëta” dhe të rreme akuzat se ka shkruar kundër UÇK-së, në një punim i vitit 2012, në të cilin ishte bashkautor.  

Në konferencën për media, Basha tha se kontributi i tij në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

Edhe bashkautorja e këtij punimi, Jana Arsovska, ka mbështetur pohimin e Bashës.

“Zoti Basha ka kontribuar vetëm në këtë kapitull, që hulumton përhapjen e islamit radikal në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë”, tha  bashkautorja e këtij punimi, Jana Arsovska, në një prononcim për mediat në Kosovë.

Basha, në reagimin e tij në facebook, tha se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri.

“Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, shkroi Basha.

Raportimet e mediave se Basha, sa ishte student, kishte shkruar një artikull me përmbajtje kundër UÇK-së, nxitën reagimin e OVL UÇK-së, e cila shprehu indinjatë për zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit. Disa figura politike, por edhe të shoqërisë civile reaguan pas raportimeve për këtë punim, duke kërkuar njëkohësisht edhe shkarkimin e tij nga pozita e kryeparlamentarit.

Continue Reading

Trending