Connect with us

Kosovë

DITËT ME FAT mbërritën në Neptun me super zbritje deri në 54%

Published

on

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”. Përgjatë 4 ditëve, nga data 2 deri më 5 tetor, mund të përfitoni nga zbritjet që shkojnë deri në 54%, në të gjitha dyqanet Neptun si dhe online.

Oferta fantastike në të gjitha kategoritë, nga brendet me të njohura botërore:

-Elektroshtëpiake të mëdha dhe të vogla për shtëpinë

– Kondicionerë me zbritje të jashtëzakonshme dhe efikasitet të lartë energjetik!

-Televizorë nga madhësi të ndryshme

-Pajisje për kujdesin personal

-Pajisje zyrë

-Pajisje gaming

-Smartphone dhe akesorë

Përfitoni edhe më shumë duke u:

-Anëtarësuar në programin e besnikërisë haPPy për të përfituar benefite ekskluzive në çdo blerje.

-Blerje me këste 0% interes, në bashkëpunim me të gjitha bankat.

    Mos e humbni rastin për të përfituar nga shumë oferta në çdo kategori produktesh, që e bëjnë përditshmërinë tuaj më të lehtë.

    Shfleto ofertën këtu: Oferta  https://www.neptun-ks.com/promovime.nspx

    Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Kosovë.

    Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm,

    Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.

    Neptun numëron 15 dyqane në Kosovë, me plane për zgjerim të mëtejshëm.

    Është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, Neptun synon të vazhdojë të ofrojë inovacion dhe cilësi për konsumatorët në mbarë vendin.

    #

    *Artikull i sponsorizuar

    Continue Reading

    Kosovë

    Azemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale

    Published

    on

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, deklaroi se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme se njehsorët elektrikë po matin gabimisht kohën, duke ndikuar kështu në fatura më të larta të energjisë të cilat po i paguajnë qytetarët.

    Në një adresim për media para zyrave të KEDS/KESCO, Azemi tha se dëshmitë e mbledhura për këtë dukuri i ka dorëzuar në KEDS por që menaxhmenti i kompanisë nuk ka pranuar të takohen. Ai tha se përkundër refuzimit nga KEDS do t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë,  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë por dhe prokurorisë, pasi që, siç u shpreh, nga matja e gabuar e kohës në njehsorë po dëmtohen qytetarët kurse po përfiton KEDS-i dhe kjo, sipas tij, është vepër penale.

    Sipas Azemit, matja e gabuar e kohës në njehsorë bënë që në shumë raste shpenzimi i energjisë gjatë natës në kohën e tarifës së ulët të llogaritet si shpenzim gjatë ditës kur tarifa është e lartë.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë,” ka thënë Azemi.

    Continue Reading

    Kosovë

    Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike

    Published

    on

    Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

    “Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

    Për më shumë, gjatë takimit zyrtarë, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

    Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009, derisa marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. 

    Continue Reading

    Kosovë

    Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

    Published

    on

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

    “Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

    Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

    Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

    #

    Continue Reading

    Trending