Connect with us

Kosovë

Në Has u përura rruga ndërkufitare Gorozhup-Pogaj

Published

on

Është përuruar sot rruga ndërkufitare Gorozhup – Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në përurim ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u.d i ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, si dhe deputetë të dy kuvendeve.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se përurimi i kësaj rruge është tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, por edhe për turizmin malor e kulturor, të dy republikave tona të të njëjtit komb, si një arterie vendimtare për qarkullimin e lirë, për shkëmbimet të cilat do të jenë gjithnjë e më të mëdha.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se pas përfundimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapot, e cila ishte me vlerë prej 2.6 milionë euro, kjo rrugë që inauguruam sot, Gorozhup-Pogaj është në vlerë prej afër 1 milion euro dhe me gjatësi prej 3.7 kilometra.

 Ndërtimi i kësaj rruge, simbolikisht plotëson edhe ëndrrën shekullore të banorëve të kësaj treve, “bashkimin e trojeve hasjane”, tha kryetari i Bashkësisë Has, Miftar Dauti duke shtuar se bashkërisht duhet të kontribuojmë që të bashkojmë çdo arterie që bashkohet Hasi me Hasin dhe Kosova me Shqipërinë, sepse vetëm në këtë mënyrën hiqen barrierat e vëna vite më parë.

Kosovë

Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen te “Kobra City”

Published

on

Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’ është shpallur sot fajtor për vrasjen në ‘Kobra City’ dhe është dënuar me 24 vjet burgim. 

Në aktakuzën e Prokurorisë, Dibran Hoxha akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta Visar Cengun nga Kukësi, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T dhe A.B

Motivi i vrasjes, sipas aktakuzës, ishte një faturë 400-euroshe, të cilën të dëmtuarit nuk u pajtuan ta paguanin.

Të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.

Kështu, i akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale (pjesëmarrje në rrahje, manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje) është dënuar me burgim unik prej 7  vite.

Arben Vezaj, për pjesëmarrje në rrahje është  dënuar me 1 vit burgim.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg kurse Jesmir Badallaj, për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, mori dënim unik 2 vite burgim.

Continue Reading

Kosovë

Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive

Published

on

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë për nesër, e premte 10 tetor, me fillim nga ora 10:00me vetëm një pikë, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Njoftimi i për vazhdimin e seancës  vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces.  

Gjykata erdhi në përfundim se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës duke përcaktuar afatin 12 ditor për finalizimin e procesit.

Aty është konstatuar edhe se Emilja Rexhepi është zgjedhur në mënyrë të duhur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joserbe dhe se procedura e ndjekur në procesin e deritashëm me votimin jo në pako me nënkryetarin e komuniteteve tjera joshumicë, nuk përbën shkelje.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve”

Gjithashtu, në aktgjykim është thënë se edhe votimi me short i secilit deputet serb me nga tri runde votimesh nuk ka qenë shkelje.

Megjithatë “Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb”.

Kushtetuesja ka vendosur që secili deputet e ka për obligim të votojë për, kundër apo abstenojë ndaj propozimeve që duhet të dalin në Kuvend brenda 12 ditësh. Por, gjykata nuk ka treguar se cilat janë pasojat nëse këtë nuk e bëjnë deputetët brenda afatit të përcaktuar në aktgjykim.   

Continue Reading

Kosovë

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për spiunazh

Published

on

Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Sheholli është arrestuar në regjionin e Prishtinës me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

“ Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj’, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka njoftuar se Sheholli është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimin e tij.

“Pas zhvillimit hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Continue Reading

Trending