Connect with us

Kosovë

Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen te “Kobra City”

Published

on

Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’ është shpallur sot fajtor për vrasjen në ‘Kobra City’ dhe është dënuar me 24 vjet burgim. 

Në aktakuzën e Prokurorisë, Dibran Hoxha akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta Visar Cengun nga Kukësi, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T dhe A.B

Motivi i vrasjes, sipas aktakuzës, ishte një faturë 400-euroshe, të cilën të dëmtuarit nuk u pajtuan ta paguanin.

Të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.

Kështu, i akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale (pjesëmarrje në rrahje, manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje) është dënuar me burgim unik prej 7  vite.

Arben Vezaj, për pjesëmarrje në rrahje është  dënuar me 1 vit burgim.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg kurse Jesmir Badallaj, për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, mori dënim unik 2 vite burgim.

Kosovë

Aksion në disa rajone të Kosovës, raportohet për të arrestuar

Published

on

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.

Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha.

Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.

Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Numërimi i votave me postë drejt fundit, Vetëvendosje merr mbi 72% të tyre

Published

on

Në përditësimin e fundit të faqes së rezultateve zgjedhore të KQZ-së (11:50), vërehet se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar 77.92 % të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht i ka marrë 72.18%, LDK-ja 10.64%, PDK-ja 8.24 kurse AAK-ja ka marrë 4.52% të votave.

Tek faqja e rezultateve të përmbledhura ku përfshihen të gjitha votat, pas numërimit rreth 96% të votave, LVV kryeson me 50.52%,  PDK-ja është e dyta me 20.48% pasuar nga LDK-ja me 13.37% dhe AAK-ja me 5.55% të votave.

Pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura me postë, do të fillojë edhe numërimi i atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Continue Reading

Kosovë

Fillon numërimi i votave nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se në përfaqësitë diplomatike fizikisht kanë votuar 16,165 persona dhe këto fletëvotime do t’i nënshtrohen numërimit. Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatik, do të vazhdohet me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës, që deri më tani janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime nga dy kutitë postare jashtë vendit, ajo në Berlin (Gjermani) dhe në Bernë (Zvicër)”, tha ai.

Numri i shtetasve të regjistruar për votim me postë ka qenë rreth 58 mijë, derisa pakot e fundit të zarfeve me fletëvotime do të tërhiqen sot dhe me 5 janar 2026, tha mes tjerash Elezi.

Deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është rreth 92% .

Continue Reading

Trending