Connect with us

Kosovë

Balotazhi baraspeshon fuqinë e partive politike nëpër komuna

Published

on

Balotazhi për kryetarë, në 18 komuna të Kosovës, solli disa ndryshime por gjithsesi këto zgjedhje prodhuan një shpërndarje të baraspeshuar të pushteteve lokale mes subjekteve politike, duke mundësuar që të gjithë pa përjashtim, në një mënyrë ose tjetrën, të ndjehen “fitues” .

Pas dy rundeve të zgjedhjeve lokale, numrin më të madh të komunave i fitoi Lista Serbe.  Ajo triumfoi në 10 sish, nga të cilat, në balotazh ishte vetëm komuna e Kllokotit. Lista Serbe në raundin e parë fitoi në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Artanë, Ranillug, Shtërpcë, Graçanicë dhe në Partesh.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja fituan nga shtatë komuna, ndërsa PDK-ja fitoi në 6 komuna derisa  AAK-ja  në 5 sish derisa Nisma Socialdemokrate, Partia Demoratike Turke e Kosovës dhe Lista për Drenasin fituan nga një komunë.

Vetëvendosje i fitoi në raundin e parë Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën kurse në balotazh triumfoi edhe në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq dhe Fushë-Kosovë.

LDK-ja në raundin e parë kishte fituar Lipjanin e Istogut, ndërsa në balotazh e fitoi Prishtinën, Pejën, Dragashin, Junikun dhe Vitinë.

PDK-ja pa balotazh e fitoi Skenderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, kurse në balotazh e fitoi Prizrenin, Kaçanikun e Vushtrrinë.

AAK-ja kishte fituar pa balotazh Deçanin, e në balotazh e fitoi edhe Gjakovën, Suharekën, Rahovecin dhe Klinën.

Sa i përket rezultateve finale, duhet të pritet edhe numërimi i votave me kusht, të persona ve me nevoja të veçanta dhe votat me postë, ku këto të fundit mund të kenë ndikim direkt në rezultatet e dy komunave; atë të Junikut  dhe në Komunën e Vitisë.

Në Junik , sipas rezultateve preliminare ka fituar Ruzhdi Shehu i LDK-së me 55.92% ndaj Agron Kuçit të AAK-së me 44.08%. Dallimi mes tyre është  vetëm 302 vota marrë parasysh se në raundin e parë ishin 1.132 vota të vlefshme nga diaspora. Nëse edhe në rundin e dytë vijnë përafërsisht numri i njëjtë i votave, atëherë mund të ketë edhe ndryshim rezultati.

Situatë e ngjashme është edhe në Viti, ku sipas KQZ-së, Sokol Haliti i LDK-së ka fituar 50.60% kurse Arsim Ademi  i LVV-së 49.40% të votave. Dallimi mes tyre është vetëm  197 vota andaj numërimi i votave me postë mund të bëjë ndryshim, pasi në raundin e parë, nga diaspora e Vitisë, me postë erdhën 1.383 vota të vlefshme.

Rezultatet përfundimtare mund të dalin deri në fund të javës, pasi të jenë rinumëruar të gjitha votat e së dielës, si dhe pas numërimit të votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura me postë.

Kosovë

Azemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale

Published

on

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, deklaroi se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme se njehsorët elektrikë po matin gabimisht kohën, duke ndikuar kështu në fatura më të larta të energjisë të cilat po i paguajnë qytetarët.

Në një adresim për media para zyrave të KEDS/KESCO, Azemi tha se dëshmitë e mbledhura për këtë dukuri i ka dorëzuar në KEDS por që menaxhmenti i kompanisë nuk ka pranuar të takohen. Ai tha se përkundër refuzimit nga KEDS do t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë,  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë por dhe prokurorisë, pasi që, siç u shpreh, nga matja e gabuar e kohës në njehsorë po dëmtohen qytetarët kurse po përfiton KEDS-i dhe kjo, sipas tij, është vepër penale.

Sipas Azemit, matja e gabuar e kohës në njehsorë bënë që në shumë raste shpenzimi i energjisë gjatë natës në kohën e tarifës së ulët të llogaritet si shpenzim gjatë ditës kur tarifa është e lartë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë,” ka thënë Azemi.

Continue Reading

Kosovë

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike

Published

on

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

Për më shumë, gjatë takimit zyrtarë, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009, derisa marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. 

Continue Reading

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Trending