Connect with us

Kosovë

Prokuroria dorëzon aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.

Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

ë të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

Ndërsa i akurzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmimin në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Gara, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovica, drejtor i departamentit për integrime evropiane, ishin arrestuar më 2023 për këtë rast.

Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën.

“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.

Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e mbrojti Hajdarin në një postim në Facebook, duke thënë se ajo “nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare”.

Ajo e quajti aktakuzën të “motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”.

Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar katërvjeçar të Kurtit, tha se Hajdari “ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva”.

Hajdari ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

| Radio Evropa e Lirë

Kosovë

Azemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale

Published

on

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, deklaroi se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme se njehsorët elektrikë po matin gabimisht kohën, duke ndikuar kështu në fatura më të larta të energjisë të cilat po i paguajnë qytetarët.

Në një adresim për media para zyrave të KEDS/KESCO, Azemi tha se dëshmitë e mbledhura për këtë dukuri i ka dorëzuar në KEDS por që menaxhmenti i kompanisë nuk ka pranuar të takohen. Ai tha se përkundër refuzimit nga KEDS do t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë,  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë por dhe prokurorisë, pasi që, siç u shpreh, nga matja e gabuar e kohës në njehsorë po dëmtohen qytetarët kurse po përfiton KEDS-i dhe kjo, sipas tij, është vepër penale.

Sipas Azemit, matja e gabuar e kohës në njehsorë bënë që në shumë raste shpenzimi i energjisë gjatë natës në kohën e tarifës së ulët të llogaritet si shpenzim gjatë ditës kur tarifa është e lartë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë,” ka thënë Azemi.

Continue Reading

Kosovë

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike

Published

on

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

Për më shumë, gjatë takimit zyrtarë, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009, derisa marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. 

Continue Reading

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Trending