Connect with us

Ferizaj

MAPL nuk gjen vërejtje në punën e Kuvendit të Ferizajt

Published

on

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila është mbikqyrëse e ligjshmërisë së akteve të komunave,  ka vlerësuar se Kuvendi Komunal i Ferizajt nuk ka bërë asnjë shkelje në 6 mujorin e parë të këtij viti.

E, për të treguar këtë raport të ministrisë, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, thirri konferencë për media.

 Ajo u shpreh se ky raport dëshmon zotimin që kishte dhënë kur e kishte marrë detyrën si kryesuese, se do t’i zbatoj në përpikëri ligjet në fuqi.

“Kuvendi Komunal i Ferizajt në 6 mujorin e parë ka miratuar 27 vendime dhe 3 rregullore të gjitha të shqyrtuara dhe pa asnjë përgjigje negative apo të konstatuar si të paligjshme. Në raportin e pranuar si pasqyrë e punës së Kuvendit, Kuvendi i Komunës së Ferizajt është ndër komunat e pakta të Kosovës që nuk ka asnjë shkelje, madje as rekomandim, sepse kemi respektuar parimet, kriteret dhe të gjitha procedurat ligjore, andaj unë zotohem edhe më tutje se do të vazhdoj të punoj duke përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe presim që për herë të parë të formojmë edhe sekretarinë e Kuvendit të Ferizajt”, tha Gashi-Bytyqi.

Sa i përket vlerësimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që rregullorja për dhënien e tokës komunale për ndërtim është në kundërshtim me ligjin, kryesuesja Gashi-Bytyqi thotë se nuk e kanë marrë parasysh këtë dokument meqë ai është ende vetëm një draft.

“Draft-rregulloret hynë në grupin e vendimeve të cilat nuk kërkojnë vlerësim të ligjshmërisë, pasi si drafte janë të paplotësura, andaj draftet duhet plotësuar me qytetarë, me konsulta, me ministrinë e pastaj të dalin në Kuvend si rregullore dhe pasi të aprovohen atëherë ministria bën vlerësimin e asaj regullore, kështu që është një dokument që nuk e kemi marrë parasysh pasi është një dokument i paplotësuar”, tha Gashi-Bytyqi.

Sipas raportit të funksionimit të komunave të publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komunat më së shumti bëjnë shkelje  në propozim vendimet që kanë të bëjnë me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, rastet e dhënies së pronës komunale me negocim të kryetarit të komunës, rastet e këmbimit të pronës komunale, si dhe  vendime për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e objekteve të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending