Connect with us

Ferizaj

”Kritika dhe ese” nga Zyrafete Shala së shpejti në duart e lexuesve

Published

on

Dashamirët e librit së shpejti do të kenë në duar librin më të ri të autores dhe analistes letrare Zyrafete Shala.

“Kritika dhe ese” është libri që pritet të dalë këto ditë nga botimi, i cili përmban 25 shkrime rreth veprave dhe autorëve të ndryshëm.

“Për dallim prej librit të parë ky libër është me shkrime më të shkurta, janë recensione, analiza, shkrime, kritika për vepra dhe autorë të ndryshëm, janë diku 25 shkrime, një pjesë përmban shkrime mbi veprat me poezi, një pjesë për prozë, dramë, për kritikën letrare dhe në fund janë disa ese që gërshetohen me letërsi. Ne kemi krijimtari letrare, por pa e pasur kritikën që e vlerëson atë vepër, që ia cakton vendin që e ka në letrat shqipe, është pak e mangët, unë e gjej veten në këtë drejtim dhe mundohem sado pak me i ofru lexuesit një urë kaluese deri te vepra letrare, pasi jo të gjithë janë të përgatitur me analizu një vepër e këto që unë i shkruaj, analizat për veprat e ndryshme e lehtësojnë të kuptuarin e veprës”, tha Shala.

Shala thotë se ka më shumë se një dekadë që ka filluar t’i përgatisë këto shkrime, për t’i përmbledhur në një libër.

“Është një  periudhë e gjatë  10 vjeçare, ka shkrime që i kam bërë para një dekade dhe kur iu kthehesh atyre shkrimeve që  unë i kam shkruar edhe ato i sheh që edhe qenia jote ka evoluar, i sheh disa qëndrime që kanë ndryshuar dhe aty ka qenë ajo dilema më e madhe a me i lënë ashtu siç kam menduar para një dekade apo me i përpunu dhe me i përshtat me ato që i mendoj edhe sot dhe kam vendosur me i përpunu, e kam përmendur edhe në hyrje që tek e fundit kjo që ne i ndryshojmë veprat tona tregon që ne po ecim përpara, ka qenë një shkrimtar që  e kanë pyetur se pse po i ndryshon kaq shpesh versionet e poezive, është përgjigjur se po e ndryshoj veten time, kështu edhe unë vendosa që shkrimet me qenë koherente me ato që sot i mendoj”, tha Shala.

“Kritika dhe ese” nga autorja Zyrafete Shala, me redaktor shkrimtarin nga Shqipëria Kliton Nesturin dhe recensent Gazmend Bytyçin e Arsim Hamitin, do të promovohet këto ditë në panairin e librit në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending