Connect with us

Ferizaj

1 milion euro më pak në buxhetin e Ferizajt për vitin 2021

Published

on

30 shtatori është afati i fundit për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2021, ndërsa ekzekutivi i Ferizajt përveç që nuk ia ka dorëzuar ende kryesueses së Kuvendit këtë dokument të  rëndësishëm, për të nuk janë thirrur as debate publike.

Lidhur me këtë ka reaguar organizata joqeveritare Iniciativa për Progres. Arbenita Topalli nga kjo organizatë, thotë se komuna e Ferizajt ka qenë dashur që moti ta ketë draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Qytetarët nuk kanë pasur mundësi të shohin një lloj drafti, ose të shohin sa është buxheti i ndarë për investime kaptiale e për kategoritë e tjera, përderisa nuk e kemi një pasqyrë të tillë të publikuar në ëeb faqen e komunës, nuk e dimë se si e ka menduar vet komuna qasjen e tillë, por për disa rregullore ka realizuar takime publike, ndërsa çështjen e buxhetit jo. Ne presim që komuna ta publikoj sa më shpejt draftin e buxhetit dhe t’i adresoj kërkesat që janë bërë deri më tani“, tha Topalli.

Në anën tjetër, drejtoresha e Financave në komunën e Ferizaj Sebahate Ajeti-Sadiku, thotë se ka kohë që  e kanë përgatitur draft-buxhetin e vitit 2021, por që ministria i ka urdhëruar që të mos vazhdojnë tutje derisa t’iu vie qarkorja e tretë buxhetore.

“Ne e kemi përgatitur draft-buxhetin në bazë të qarkores së dytë buxhetore,  por në momentin që ne është dashur ta dërgojmë në Kuvend neve na ka ardhë një njoftim nga ministria për të mos proceduar tutje me dorëzimin e buxhetit pasi është dashur ta presim qarkoren e tretë buxhetore, po ashtu ministria ka bërë rishqyrtimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe kjo ka qenë arsyeja që ne është dashur ta presim qarkoren e tretë. Në momentin e marrjes së qarkores së dytë buxhetore ne kemi bërë njoftimin përmes platformës online, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur me organizu takime direkte, por përmes platformës online i kemi marrë të gjitha kërkesat që i kanë drejtuar qytetarët, po ashtu edhe nga kryetarë të fshatrave dhe lagjeve kemi kërkuar që të gjitha kërkesat t’i sjellin përmes tyre, të cilat edhe i kemi pranuar”, tha Ajeti-Sadiku.

Drejtoresha e Financave, tregoi se buxheti për vitin 2021 është shkurtuar për më shumë se 1 milion euro.

“Të hyrat vetanake janë ulur për afër 600 mijë euro si dhe granti i përgjithshëm është zvogëluar për afër 453 mijë euro  kryesisht në investime kapitale, kështu që në mënyrë të përgjithshme buxheti i Ferizajt për vitin 2021 ka ulje për mbi 1 milion euro, mirëpo në bazë të qarkores 03 këto shkurtime janë në investime kapitale, kështu që ne do të duhej t’i rishikojmë edhe një herë investimet kapitale, po ashtu t’i rishqyrtojmë edhe projektet që kemi pasur t’i realizojmë”, tha Ajeti Sadiku.

Drejtoresha e Financave tha se draft-buxheti për vitin 2021, i cili ka vlerën prej 31 milionë e 485 mijë euro,  shumë shpejt do t’i dërgohet Kuvendit Komunal për miratim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending