Connect with us

Ferizaj

Ligji për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi, i pazbatueshëm në Ferizaj

Published

on

Edhe pse ligji për ndërtesat në bashkëpronësi është miratuar qysh në vitin 2013, në Ferizaj zbatimi i tij lë shumë për të dëshiruar. Në drejtorinë e Urbanizmit zbatimin e këtij ligji e konsiderojnë sfidues, pasi që thonë se para zbatimit të tij komuna duhet të rregulloj shumë çështje  të tjera. Madje, sipas drejtorit të Urbanizmit Lulzim Aliut,  njëra nga arsyet kryesore pse ky pushtet nuk është marrë fare me këtë çështje është edhe interpretimi i ligjit.

“Një prej telasheve kryesore për ta trajtuar këtë çështje është definimi i të gjitha elementeve të bashkëpronësisë për një objekt. Ekzistojnë dallime në lexim të ligjit si prej ministrisë ashtu edhe tek në drejtori. Telashja kryesore është oborri i objekteve të vjetra, unë ashtu si e lexoj ligjin thuhet se element i bashkëpronësisë është edhe parcela në të cilën është i ndërtuar objekti, sepse është një shpjegim diku se të gjitha elementet edhe aty ku është pjesa e hapësirës për parking, ose pjesa e lojërave të fëmijëve, apo edhe rruga qe të çon drejt asaj ndërtese janë bashkëpronësi, por po them pa i sqaruar të gjitha këto ne s’kemi mundur të marrim asnjë hap në favor të zbatimit të këtij ligji”, tha Aliu.

Një tjetër arsye pse pushtetit nuk po i intereson ta zbatoj këtë ligj, është fakti që sipas të gjitha gjasave brenda një kohe të shkurt, banesat e vjetra në qytet do të shemben, për t’u ndërtuar të rejat me më shumë kate.

“Po them unë kam stagnuar këtu pasi që tre muaj pronarët e të gjitha ndërtesave të vjetra kanë qenë tek unë për të kërkuar sqarim nëse u lejohen ose jo ndërtimet e reja dhe çdo veprim do të jetë më tepër shpenzues sesa zgjidhje, përndryshe nëse këto ndërtesa nuk do të rrënohen gjithsesi qe në duhet ta zbatojmë ligjin, sepse ato po japin pamje të shëmtuar në qytet nga heqja e fasadave dhe vjetërsia e tyre, por sipas të gjitha gjasave në qytet do të kemi veç ndërtime të larta”, tha Aliu.

E, derisa Ferizaj as që ka menduar se si ta zbatoj ligjin për ndërtesat në bashkëpronësi, zbatimi i këtij ligji është çështje shumë prioritare për komunën e Lipjanit. Kryetari i kësaj komune më të vogël se Ferizaj Imri Ahmeti, tregoi se si janë duke e  zbatuar këtë ligj në praktikë.

“Është një ndër prioritetet e vendosura në agjendën tonë buxhetore, sepse konsiderojmë se një pjesë e objekteve banesore po provojmë bashkë me disa partnerë të tjerë me një projekt që ka të bëjë fillimisht me efiçiencën e këtyre objekteve,  vullneti jonë është që këto objekte t’i restaurojmë në tërësi me qëllim që ato të marrin një pamje tjetër. Paraprakisht kemi hy në agjendën e zgjedhjes së këshillave të banimit që së bashku me pronarët e këtyre ndërtesave kemi zgjedhur këshillat  dhe tashmë dihen përgjegjësit e secilës hyrje dhe bashkë me ta kemi adresuar kërkesën në disa fonde siç është Banka Botërore me të cilën kemi një marrëveshje të shkruar për vitet në vijim”, tha Ahmeti.

Ligji për banesat në bashkëpronësi rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës në lidhje me shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës – bashkëpronësinë në ndërtesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending